Lirohet për qarkullim tuneli afër liqenit të Ujmanit

21 janar 2023 | 22:11

Tuneli afër Liqenit të Ujmanit është liruar për qarkullim.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kanë hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kanë arritur që ta lirojmë për qarkullim.

“Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja”, ka shkruar Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ron Klain, i cili shërben si shef i kabinetit i…