Lirohet pronari i hotelit ”Lake Side”, refuzohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim
Është liruar pronari i hotelit “Lake Side”, Feim Pulaj. Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, avokatja e tij Ermira Gavazaj-Gashi.
Pronari i këtij hoteli Feim Pulaj, ishte arrestuar të martën pas një aksioni nga Prokuroria Themelore në Prishtina bashkë me Policinë e Kosovës.
Ndërsa, disa orë më parë hoteli kishte dalë me një reagim publik, në të cilin thuhej se “pretendimet e pabazuara” të prokurorisë janë të drejtuara ndaj “njërit pronar të hotelit” dhe jo ndaj hotelit.
“Po ju drejtohem me këtë reagim publik lidhur me raportimet e fundit në media rreth pretendimeve të fundit të prokurorisë të pasqyruara në mediat e Kosovës për kinse vepër penale të kryera nga pronari i LakeSide. Klient të dashur ju informojmë se të gjitha këto janë pretendime të pabazuara dhe në to nuk ka asgjë të vërtetë. Këto pretendime janë të drejtuara ndaj njërit pronar të Hotelit tonë dhe nuk janë drejtuara ndaj Hotel Lake Side”, thuhet në reagimin e Hotelit.