Lirohet pagesa për provimin e Jurisprudencës

30 prill 2021 | 16:20

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se ka marrë vendim lidhur me pagesën për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pagesa për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës është ulur në 50 për qind.

“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50 për qind këto pagesa. Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro. Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga aktoret më të bukura në Shqipëri.…