Lirohet Sylejman Selimi
25 janar 2019
| 12:12
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, është liruar me kusht.
Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.
“Para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësore, me në fund është liruar gjeneral Sylejman Selimi”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Tomë Gashi.
Edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ka thënë se Sylejman Selimi është liruar me kusht.
/Epoka e re/