Lirohet Tomor Morina

12 gusht 2019 | 14:42

Televizioni “Alsat” ka mësuar se është marrë vendimi për lirimin e Tomor Morinës, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit.

Morina ishte arrestuar më 24 korrik, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij, duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë të Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.

Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.

Kundër arrestimit të Tomor Morinës ishte mbajtur edhe një protestë në Gjakovë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U16 sonte zhvillon ndeshjen e katërt në…