Lirohet veterani i UÇK-së që u ndalua nga autoritetet turke
Ish-gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Ndalohet edhe një ish-ushtar i UÇK’së në Turqi, ministrja Haradinaj njofton se është liruar pas bisedës me Çavusoglun
Ai ka thënë se shpreson që të mos përsëriten raste të tilla, derisa ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi, që kanë ndihmuar në lirimin e Ilazit.
“Sapo më njoftuan që është liruar nga Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrisë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Turqi, si dhe Blerim Dajakun dhe bashkëpunëtorin Kushtrimin që ndihmuan në lirimit e ish gjeneralit Imri Ilazit. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati.
https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/3137264319723094