Lis Shoshi nënshkruan me s.Oliver Würzburg
Basketbollisti i njohur i Kosovës, Lis Shoshi ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur gjerman, s.Oliver Würzburg.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e klubit gjerman, duke njoftuar Shoshi është transferimi i parë për këtë sezon, derisa ka nënshkruar kontratë një-vjeçare. Klubi e prezanton Shoshin, si një basketbollist shumë të dalluar, duke qenë edhe një nga shtyllat te Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.
Shoshi ishte pjesë e Maccabi Ashdodit, duke bërë paraqitje mjaft të mira. Në sezonin e fundit kishte një mesatare prej 12.8 pikëve për ndeshje, 7.7 kërcime, si dhe 1.2 bllokada me një mesatare prej 27 minuta për lojë. Lisi është 24-vjeçar, derisa më herët ishte pjesë edhe e Sigal Prishtinës.
Trajneri i skuadrës gjermane, Denis Wucherer, është i kënaqur që kanë nënshkruar me Shoshin. Skuadra gjermane ishte kundërshtare e Prishtinës në grupet e FIBA Europe Cup.
Lis Shoshi është pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës në basketboll, duke luajtur që nga viti 2017, dhe do të jetë një forcë e madhe për “Dardanët” në ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe në muajin gusht.