Lisa Sahatçiu, vajza e dashuruar në piano, që ka filluar ballëlart e krenare të ngjitët drejt skenave evropiane
Shkruan: Fatmir Krasniqi, mësimdhënës i pensionuar
Edhe me Lisën,dy motrat shembullore dhe prindërit e saj shumë të nderuar u takuam në Sheshin qendror të Prishtinës, në të njëjtin vend ku ditë më parë isha takuar me Besfortin dhe prindërit e tij.
Lisa, shprehu dëshirën që prapë të takohemi. Pas dy ditësh u takuam së bashku me Lisën, dhe prindin e saj Gëzimin.
Ishte një takim shumë i përzemërt e bisedë e këndshme dhe e çiltër.
Derisa Lisa më tregonte për sukseset e të arriturat, si dhe rrugëtimin e mbarë drejt Gjermanisë,seç m’u shfaqën kujtimet e të kaluarës së ndritshme, kur ishte nxënëse jona në Shkollën”Elena Gjika”.
Lisa filloriste , nxënëse shembullore dhe e shkëlqyeshme në mësime, e urtë, e zgjuar dhe e dashur. Dhuntinë e talentin për muzikë e shfaqi që kur ishte nxënëse në klasën e mësueses së saj të dashur e të dalluar Shqipe Syla-Shabani.
Për mësuesen, Lisa flet me shumë admirim. Me shumë admirim e dashuri flet edhe për mësimdhënësit dhe shkollën, duke veçuar kujtimet më të mira të asaj kohe!
Veçon Grupin muzikor dhe Korin e shkollës nën udhëheqjen e arsimtares shembullore Arstina Kadiu-Kelmendi. Programet e pasura kulturo-artistike, koncertet e manifestimet e ndryshme në nivele shkollore, komunale, republikane, mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Si, dhe Orët e shumta letrare. Ishte anëtare
e rregullt dhe e dalluar e Grupit letrar të shkollës. Lisa shkruante ese me një stil shumë karakteristik e të veçantë me shprehje të bukura figurative e gjuhë të rrjedhshme. Esetë e Lisës janë shpërblyer disa herë në gara të ndryshme. Lisa, nxënëse në Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”.
Unë, tha Lisa kam pasur disa mësues që kanë qenë shtyes dhe më kanë motivuar mjaft shumë. Së pari ka qenë profesoresha Letafete Ballata, me të cilën kam mësuar gjatë fillimit të mësimit në piano.
Pas pensionimit të saj kam ndjekur mësimet te profesoresha Pranvera Hoxha, nga e cila kam mësuar po ashtu mjaft dhe na ka mbështetur shumë duke na shtyrë të jemi pjesëmarrës në gara e koncerte të ndryshme brenda e jashtë vendit.
Megjithatë, mund të them se mirënjohjen më të madhe e kam ndaj profesorit Agron Shujaku, me të cilin kam mësuar që nga mosha 14 vjeçare e deri para fillimit
të studimeve, ku kam mësuar shumë gjëra nga ai, për të cilat do t’i jem mirënjohëse ghithmonë. Mësimet e tij me shërbejnë akoma gjatë studimeve në Gjermani, dhe mund të them se jemi me shumë fat që kemi një profesor të nivelit të tij në Kosovë.
Lisa është shumë e dëshpruar dhe e brengosur që ende nxënësit e mësimdhënësit
e Shkollës së Muzikës nuk po e kanë shkollën e tyre bashkëkohore e moderne si simotrat e tyre kudo në botë.
Po ashtu ende Kosova nuk ka një Sallë moderne e të bukur koncertale! Lisa, studente në Gjermani, Lisa është në vitin e dytë të studimeve në Universitetin e Munster (Musikhoc hschule Munster) në Gjermani.
Sa e veçantë dhe e sinqertë, e çiltër dhe modeste që është Lisa.Pasi kishte lexuar Intervistën time në Portalin Shkollor”Albas”, më shkruajti duke m’u drejtuar ndër të tjera edhe më këto fjalë: “Shpresoj që të mundem ndonjëherë të arrij që të jem sa gjysma e mësimdhënësit, e mbi të gjitha personit që jeni…
Më vjen shumë mirë që u takuam dje, e do të mbetemi në kontakt gjithësesi!”
Padyshim, se ti Lisë shumë e çmuar, do të arrish në lartësitë e fushës së muzikës
si njëra ndër pianistet më të shquara botërore, duke na nderuar e bërë krenarë! Koncertet e Lisës të shoqëruara me foto.