Lisandro Martinez kompleton kalimin nga Ajaxi te Unitedi

27 korrik 2022 | 14:48

Manchester United ka prezantuar zyrtarisht Lisandro Martinezin edhe pse transferimi nga Ajaxi ishte kompletuar ditë më parë. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Lisandro Martinez ka kompletuar transferimin e tij nga Ajax te Manchester United, duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mbrojtësi ka bërë 177 paraqitje për klubin në karrierë dhe është një përfaqësues i Argjentinës. Ai ka fituar trofe të shumtë, duke përfshirë Kupën e Amerikës 2021 me vendin e tij dhe dy tituj të Eredivisie me Ajax”, thuhet në njoftimin e “Djajve të Kuq”.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri raste të vdekjeve dhe 1 mijë e 853 raste…