Lista e Argjentinës, Icardi mbetet jashtë Botërorit
21 maj 2018
| 14:17
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka vendosur për 23 lojtarët, që do të marrë me vete në Kupën e Botës.
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi është lënë jashtë kësaj liste. Lajmi i mirë për Argjentinën është se Sergio Aguero është kthyer në trajnim dhe duket të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës.
Lista e futbollistëve
Portierë: Sergio Romero, Franco Armani, Willy Caballero.
Mbrojtës: Gabriel Mercado, Federico Fazio, Nicolas Otamendi, Cristian Ansaldi, Nicolas Tagliafico, Marcos Rojo.
Mesfushorë: Ever Banega, Javier Mascherano, Eduardo Salvio, Lucas Biglia, Angel Di Maria, Gio Lo Celso, Manuel Lanzini, Maxi Meza, Marcos Acuna.
Sulmues: Lionel Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Cristian Pavon, Paulo Dybala.