‘Lista e armatimit të porositur nga Haradinaj’, zyrtari i AAK-së publikon dokumentet
16 janar 2024
| 14:59
Drejtori i Informimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka, ka publikuar një pjesë – aneks të letrës së 26 prillit 2019 që ish-kryeministri Ramush Haradinaj ia kishte dërguar sekretarit të atëhershëm amerikan, Mike Pompeo dhe u.d. të sekretarit të Mbrojtjes.
Letra e Haradinajt sqaron planin afatshkurtër dhe afatmesëm të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Në këtë letër, Haradinaj kushte specifikuar edhe armatimin që Kosova dështonte ta merrte nga ShBA-ja.
“Nuk është as material për t’u krekosur deputetët e LV-së e as ata minoritarë. Është thjeshtë pjesë e planit 10-vjeçar të ngritjes së ushtrisë, nga ai kryeministër që e themeloi ushtrinë”, ka shkruar Blaka në “Facebook”.