
Lista e bursistëve “Shpresa Olimpike 2025”
19 mars 2025
| 16:29
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahjen për sportistë përmes bursave “Shpresa Olimpike 2025”.
Janë gjithsej 40 sportistë (20 djem dhe 20 vajza) të rinj të cilët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2025.
Sportistët vijnë nga 17 federata të sporteve olimpike. 34 janë nga individualet dhe gjashtë nga ekiporet.
Lista është aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ndërsa përzgjedhja e bursistëve është bërë nga komisioni i sportit me kryesues nënpresidentin e KOK-ut, Musa Selimi.
Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e sportistëve gjatë vitit 2024, gjithë përfshirjen dhe barazinë gjinore.