Lista e Cimilit
17 tetor 2019
| 16:20
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili ka publikuar listën e futbollistëve, me të cilët do të paraqitet në rrethin e dytë kualifikues për Botërorin 2020, që mbahet prej 23 deri më 28 tetor në Maqedoninë e Veriut.
Grumbullimi i ekipit do të bëhet me datën 20 tetor në hotel “Venus” në Prishtinë në orën 11:00.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Ukrainës, më 24 tetor në orën 17:30, ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, më 25 tetor, po ashtu në orën 17:30 dhe ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë, më 27 tetor, në orën 20:00.