Lista e ‘Dardanëve’ U19 për ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë

03 qershor 2024 | 15:38

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Adil Maliqi, ka publikuar listën e “Dardanëve”, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të ndeshjeve miqësore kundër Shqipërisë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 18:00, ku Kosova do të përballet me Shqipërinë, në një sfidë që pritet të jetë emocionuese dhe konkurruese. Ndeshja e dytë do të luhet më 8 qershor, në orën 10:00. Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rogozhinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA e ka zbuluar ekipin e vitit të Ligës së…