Lista e Forbes, Samir Mane, i vetmi shqiptar që renditet në listën e njerëzve më të pasur të botës

01 prill 2025 | 22:45

Sipërmarrësi i njohur, Samir Mane është shqiptari i parë që futet në listën e Forbes dhe përfshihet në listën e miliarderëve në të gjithë botën.

Revista prestigjoze ka vendosur në faqen e saj profilin e pronarit të Balfin Group, Samir Mane, i cili renditet si ndër miliarderi i 2356 në të gjithë botën. Në total në listën e miliardëve janë 3028 personalitete nga i gjithë globi.

Sipas Forbes, Samir Mane ka një kapital me rreth 1.4 miliardë dollarë

Kujtojmë se Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat.

Ai hapi dyqanin ‘Neptun’, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe…