Lista e Francës, Deschamps “harron” shumë yje
Tashmë edhe radha e kombëtares transalpine. Trajneri Didier Deschamps ka bërë publike listën e 23 të grumbulluarve për Botërorin “Rusi 2018”.
Tekniku i “Gjelave”, i ndihmuar përkundër vullnetit të tij nga dëmtimi i Payet në finalen e Evropa Ligës, ka zgjidhur edhe dyshimin e fundit në kokën e tij, duke grumbulluar Fekir mes sulmuesve.
Të pranishëm, padiskutim, janë emrat e mëdhenj si Griezmann, Mbappe dhe Pogba, por nuk mungon as Matuidi, kampion i Italisë me Juventusin. Ajo që të bie në sy është pikërisht “lista” e mungesave të mëdha, siç janë Benzema, Martial apo edhe Coman, raporton “tch”.
Gjithsesi, cilësia mes “gjelave” mbetet ende aty, tepër e frikshme për kundërshtarët. Por ka nga ata që thonë se, të përjashtuarit e Deschamps do të gjenin vend në çdonjërën prej kombëtareve të tjera pjesëmarrëse në Botëror.
Ja lista e plotë me 23 të grumbulluarit e Francës.
Portierë: Areola, Lloris, Mandanda
Mbrojtës: Sidibe, Pavard, Kimpembe, Umtiti, Varane, Rami, Lucas Hernandez, Mendy.
Mesfushorë: Nzonzi, Lemar, Kante, Matuidi, Pogba, Tolisso.
Sulmues: Fekir, Griezmann, Giroud, Mbappe, Thauvin, Dembele.
Në listën e rezervave, në rast dëmtimi të ndonjërit prej të thirrurve janë W. Ben Yedder, K. Coman, B. Costil, M. Debuchy, L. Digne, A. Lacazette, A. Martial, A. Rabiot, M. Sakho, M. Sissoko dhe K. Zouma.