Lista e golashënuesve në Kosovë
19 tetor 2020
| 12:46
Sulmuesi i Ballkanit, Muirlind Daku është në formë të jashtëzakonshme. Pas gjashtë jave të zhvilluara në Superligë, Daku ka realizuar 12 gola dhe është i pakonkurrencë në listën e golashënuesve.
Otto Jon i Prishtinës është i dyti në këtë liste me 5 gola, derisa nga 3 gola kanë shënuar Greca, Marceli, Rexha dhe Thaqi.
(V.Z/ Epoka e re)