Lista e golashënuesve në Superligë

19 shkurt 2023 | 16:14

Tre futbollistë ndajnë pozitën e parë në listën e golashënuesve në elitën e futbollit kosovar.

Dyshja e Dritës, Besnik Krasniqi, Marko Simonovski dhe lojtari i Ballkanit, Albion Rrahmani kanë nga 11 gola të realizuar në 20 xhiro të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

 

Mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi dhe sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani realizuan këtë javë kundër Dukagjinit, respektivisht Drenicës.

I katërti në listë me dhjetë gola është ish-futbollisti i Trepçës ’89 që u transferua te Partizani i Tiranës, Christian Mba.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjithë pengesat e shkaktuara nga Serbia kundër Kosovës, Kosova…