Lista e Kosovës kundër Sllovakisë dhe Islandës
23 nëntor 2020
| 14:06
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën në ora 15:00 do të udhëtojë për në Vjenë, prej nga më pas do të niset për në Bratislavë të Sllovakisë në “Bubble” të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Stërvitjet do t’i zhvillojë nga data 24 nëntor, në ditën në të cilën i gjithë delegacioni do të testohet për herë të tretë, pas dy herëve që janë testuar në Prishtinë më 16 dhe 21 nëntor, gjithnjë duke u bazuar në protokollin e FIBA-s për Covid-19.
Lista e basketbollistëve:
Drilon Hajrizi (kapiten), Edmond Azemi, Alban Veseli, Altin Morina, Arian Qallaku, Musab Mala, Mikaile Tmusiq, Urim Zenelaj, Leonard Mekaj, Erjon Kastrati, Fisnik Rugova, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili.