Lista e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese ‘Euro 2021’
27 gusht 2019
| 15:28
Përzgjedhësja e Përfaqësues së Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërditë Fazlija, e ka bërë publike listën e futbollisteve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2021.
Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Turqisë, më 30 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00 dhe hyrja për tifozë do të jetë falas, derisa në ndeshjen e dytë do të jetë mysafire e Sllovenisë, më 3 shtator.