Lista e Kosovës për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla

14 qershor 2024 | 15:00

Basketbolli kosovar gjatë kësaj vere do të jetë sporti kryesor në vend, sepse për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat, nga data 25 deri 30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin që për herë të parë të shohin Përfaqësuesen A të Kosovës – Femrat duke luajtur në shtëpi në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Viktor Kovaq ka bërë publike listën e basketbollistëve të ftuara: Arbnore Përquku, Astera Tuhina, Aulona Muhadri, Alma Mulziukaj, Agnesa Rrahmani, Anila Selmani, Adrienne Godbold, Diedona Halitaj, Enisa Kamerolli, Etna Rexhepi, Jeta Zeka, Malvina Haziri, Vanesa Bojku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi shqiptar, Tirana ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të…