Lista e Kosovës për ndeshjet e shtatorit
27 gusht 2018
| 17:32
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova që drejtohet nga Bernard Challandes do të përballen më 7 shtator ndaj Azerbajxhanit në udhëtim dhe ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Ishujve Faro.
Lista e futbollistëve
Samir Ujkani, Arijanet Muriqi, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Kastriot Dermaku, Ardin Dallku, Fidan Aliti, Leart Paqarada, Benjamin Kololli, Brahim Vojvoda, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Herolind Shala, Bersant Celina, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Arbër Zeneli, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu, Donis Avdijaj.
/Epoka e re/