Lista e Kosovës për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë
08 nëntor 2019
| 13:27
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi Challandes të hënën, në orën 11:00 do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.