Lista e Kosovës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Slloveninë

04 tetor 2022 | 14:44

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024”.

Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Kosova më 12 tetor në Podgoricë luan me Malin e Zi, ndërsa më 16 tetor e pret Slloveninë në Prishtinë.

Në listë janë 18 lojtarë. Atdhe Basholli, Matej Taci dhe Arianit Nimanaj janë ftuar për herë të parë. Ndërkohë janë kthyer Rron Ramadani, Flamur Gërbeshi e Leonard Gegaj.

Për shkak të një lëndimi, në këto ndeshje mungon kapiteni Valon Dedaj, ndërsa Bujar Ramosaj mungon për shkak të obligimeve personale. I lënduar është edhe Shaban Zogaj. Grumbullimi i lojtarëve bëhet më 8 tetor në Prishtinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…