Lista e Kosovës U18 për IHF Trophy Intercontinental

04 mars 2025 | 16:44

Kryetrajneri Fatmir Muhaxheri ka shpallur të martën listën e lojtarëve të Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll që do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental.

Muhaxheri është bazuar në grupin e lojtarëve që tashmë janë paraqitur në këtë grupmoshë dhe kanë triumfuar në IHF Trophy për Zonën Evropiane.

Kampionati IHF Trophy Intercontinental mbahet në Prishtinë prej 12 deri më 16 mars. Kombëtaret që triumfojnë në grupmoshën U18 dhe në grupmoshën U20 do të kualifikohen në Kampionatet Botërore përkatëse.

Ky edhe është synimi i Kosovës. Kombëtarja U18 do të grumbullohet të dielën në Prishtinë, ku do të vazhdojë përgatitjet deri në fillimin e kampionatit.

May be an image of football and text that says "KOSOVA IHF FHK- IHF Trophy U18 InterContinental Kosovo 12-16 day 2025 Olt KABASHI 2 Eris BEQIRI 3 Granit KADIRI 6 Vinsent TAFAJ Bleron IMERAJ 8 Ilir ISTREFAJ Edonis HAJRA Olsi MULAJ Lum XHEMAJLI Amar MUQOLLI Rasim KRASNIQI Perparim KUÇI Drijon ISTREFI DiolenAJV Erion BAJRAMAJ 10 11 KH Besa Famgas KH Trepça KH Rahoveci Flint Tonsberg Håndball AL LHC Cottbus KH Besa Famgas KH Besa Famgas KH Besa Famgas KH Prishtina KH Besa Famgas Városi Sportegyesület Dunakeszi KH Besa Famgas Halden handballforening KH Kastrioti KH Prishtina NLB 15 17 20 22 24 26 NLB KEP Kempa ' RUGOVE FATIIM MINIMAX"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Shqipërisë ka konfirmuar se basketbollisti amerikan…