Lista e lojtarëve më të pagur në botë

24 mars 2020 | 12:28

Është publikuar lista e re e lojtarëve më të paguar në botën e futbollit. “France Football” ka publikuar renditjen e lojtarëve më të paguar në sportin më të shikuar në botë, derisa Lionel Messi është i pakonkurrencë.

Ylli argjentinas fiton plotë 131 milionë euro në viti, aty ku hyjn, paga nga Barcelona, bonuset, përfitimet nga marketingu. Pas tij është rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo që fiton 118 milionë euro në vit, pesë milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar.

Ndërsa, top treshen e kompleton Neymari i Paris Saint-Germainit, i cili  fiton rreth 95 milionë euro, 4.5 më shumë sesa sezonin e kaluar. Shifrat për djemtë në futboll janë në mënyrë drastike të ndryshme me ato të vajzave. Futbollistja më e paguar në botë është amerikania Carli Lloyd.

37-vjeçarja luan për Sky Blue Footbal Clup në ligën amerikane të futbollit dhe do t’i fitojë këtë vit 480 mijë euro. Bashkëkombësja e saj, Megan Rapinoe, radhitet e dyta me 415 mijë euro, ndërsa norvegjezja Ada Hegerberg e Olympique Lyon e kompleton top treshen me 400 mijë euro në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë me dije…