Lista e Lowit, përplot befasi
Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low sot (martë) e ka bërë publike lista paraprake me 35 futbollistët që mund të jenë të pranishëm në Botërorin e Rusisë, ku nga të cilët vetëm 23 do të arrijnë të shkojnë në Rusi.
Një mungesë e madhe në listë, është ajo e Mario Gotzes, i cili i dha Kupën e Botës Gjermanisë para 4 vitesh në Brazil, duke shënuar golin e fitores ndaj Argjentinës vetëm pak minuta para fundit. Mungesa tjera të rëndësishme, janë ato të sulmuesit të Bayern Munchen, Sandro Wagner dhe e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.
Lista e lojtarëve
Portierë
Bernd Leno, Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen, Kevin Trap.
Mbrojtës
Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Joshua Kimish, Marvin Platenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Süle, Jonathan Tah.
Mesfushorë
Julian Brandt, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Sami Khedira, Toni Kroos, Mesut Ozil, Sebastian Rudi.
Sulmues
Mario Gomez, Thomas Muller, Timo Werner, Nils Petersen, Marco Reus, Leroy Sane.