Lista e plotë e PDK-së në Lipjan, ja kush doli më i votuari pas Kadri Veselit

11 tetor 2019 | 08:45

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është në përfundim të numërimit të të gjitha votave në nivel vendi.

Numërimi ka përfunduar edhe në komunën e Lipjanit, ku PDK në këto zgjedhje renditet e dyta në Lipjan.

Në garën për deputet nga PDK-ja kishte 4 kandidatë nga kjo komunë. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli,  ka marrë 5 692 vota, i pasuar nga Fitim Selimi 2 652, Ramë Buja, ish-ministri i Arsimit ka marrë 2 mijë e 254 vota në këtë qytet, pastaj Selvije Halimi, Egzona Bytyqi, Uran Ismaili etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse vuani nga gripi, disa masa të thjeshta mund të…