Lista e plotë e vlerësimit nga secili deputet për të gjithë kandidatët për bord të RTK-së

18 nëntor 2021 | 17:09

Kuvendit të Kosovës i janë rekomanduar emrat për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga Komisioni ad-hoc, i cili pas intervistimit ka përzgjedhur 18 kandidatë, dy prej të cilëve janë nga komuniteti jo shumicë.

“Betimi për Drejtësi” sjell listën e vlerësimit nga secili deputet pjesëmarrës në këtë proces:

Nga 18 kandidatët përzgjedhur në këtë garë, nëntë janë gra dhe nëntë burra.

Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha,  Albulena Mehmeti, Jehona Ademaj, Shukrije Rama, Mejreme Krasnqi, Arta Pllana dhe Mihane Nartilë Salihu Bala janë gratë të cilat do shkojnë në Kuvendin e Kosovës për votim, ndërsa Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashi, Ejup Gojnovci, Bekim Sele, Ismet Sijarina, Petrit Çollaku, dhe Enis Halimi janë burrat e rekomanduar për të qenë pjesë e  bordit të RTK-së.

Ndërsa Nelica Veljkovic  dhe Mihalio Scepanovic janë nga komunitetet jo shumicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania ja njoftuar se do të zhvillojë hetime publike mbi…