Lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së për deputetë në Skenderaj

18 shkurt 2025 | 23:43

Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Skenderajit ku Partia Demokratike e Kosovës mori 77.34% të votave, apo 16 mijë 487 vota.

Bedri Hamza, bartësi i listës, në Skenderaj ka marrë 15 mijë e 204 vota.

Pas tij vjen kandidatja e re që po debuton për herë të parë në politikë, Sala Jashari, me 9 mijë e 156 vota, duke e tejkaluar edhe vetë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, i cili renditet i treti për nga votat në këtë komunë, me 8 mijë e 921.

Më pas vinë Jakup Nura (8 mijë e 921 vota), Mërgim Lushtaku (8 mijë e 272 vota) dhe Përparim Gruda (8 mijë e 126)

Në top dhjetëshen më të votuar në Skenderaj vazhdojnë: Ganimete Musliu (6 mijë e 569 vota), Xhevahir Geci (6 mijë e 524), Shahin Dervishaj (4 mijë e 817) dhe Bekim Haxhiu (4 mijë e 612).

Lista e plotë për Skenderaj:

Në nivel vendi me 80% të kutive të numëruara

Në nivel vendi, me 80% të kutive të votimit të numëruara në top pesëshe janë Bedri Hamza (131 mijë e 912 vota), Memli Krasniqi (75 mijë e 96 vota), Uran Ismajli (31 mijë e 458 vota), Vlora Çitaku (30 mijë e 11 vota) dhe Sala Jashari (29 mijë e 277 vota).

Befasia e këtyre zgjedhjve për PDK-në ishte juristi i shquar, po ashtu si garues për herë të parë, Përparim Gruda, i cili gjer më tash në nivel vendi ka marrë 24 mijë e 483 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Petrit Hajdari, i cili vetëm…