Lista e shënuesve në Kosovë, tre sulmues me nga 5 gola
04 tetor 2019
| 14:45
Në përjashtim të ndeshjes Prishtina-Drenica, janë zhvilluar pesë ndeshjet tjera të javës së tetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Pas kësaj xhiro tre sulmues udhëheqin kreun në listën e golashënuesve në Kosovë me nga pesë gola. Bëhet fjalë për Arb Manajn e Trepçës ’89, Gerhard Progni e Gjilanit dhe Kastriot Rexhën e Feronikelit.
/Epoka e re/