Lista e Spanjës për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve
Spanja, kampionia e Evropës në fuqi, zbret në fushë për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve, kundër Serbisë dhe Zvicrës.
Ka disa ndryshime në raport me ekipin që triumfoi në Gjermani, ku përveç mungesave të Unai Simon dhe Alvaro Moratas të dëmtuar, dhe Navas që njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja, mungon edhe Nacho për zgjedhje teknike.
Luis de La Funete ka ftuar lojtarë si Mingueza, Pau Torres, Pepelu, Aleix Garcia dhe Yeremy Pino.
Kjo është lista e plotë e Spanjës për dy sfidat e parë në Ligën e Kombeve:
Portier: Raya, Remiro, Robert Sanchez.
Mbrojtës: Carvajal, Mingueza, Le Normand, Vivian, Laporte, Pau Torres, Cucurella, Grimaldo.
Mesfushor: Rodrigo, Zubimendi, Pepelu, Fabian, Aleix García, Dani Olmo, Pedri.
Sulmues: Lamine Yamal, Ferran Torres, Nico Williams, Yeremy Pino, Oyarzabal, Ayoze, Joselu.
View this post on Instagram