Lista e sulmuesve që do të luftojnë për ‘Këpucën e Artë’ në Evropian
Teksa jemi në ditët e fundit para “Euro 2020” tashmë është periudha më e mirë për të bërë edhe parashikimet për aspekte të veçanta. Një ndër ta është edhe ajo që lidhet me sulmuesit më të mirë që mund të shpallen në Evropian.
Listën e kryeson Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i kombëtares portugeze është i vetmi në këtë Evropian që ka regjistruar më shumë se 100 gola me fanellën e përfaqësueses së tij. Ronaldo me luzitanët ka arritur të fitojë “Euro 2016” dhe Nations League më 2019. Emri i dytë është Robert Lewandowski, me 66 gola në 118 ndeshje me Poloninë. Pavarësisht prej dëmtimeve të shpeshta, sulmuesi i Bayern Munchenit mbetet i frikshëm në repartin e sulmit. Me 41 gola në Bundesligë, shifër që theu rekordin e Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 40, Lewadowski do të tentojë që edhe në Euro 2020 të ketë të njëjtën performancë. Belgjika ka si golashënuesin e saj më të mirë Romelu Lukakun. 59 rrjeta në 92 paraqitje.
Sulmuesi i Interit e mbylli kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titullin kampion. Pasi arriti që me fanellën e “Djajve të Kuq” të Evropës ta mbyllte Botërorin e Rusisë në vendin e 3-të, tashmë do të përpiqet ta rrëmbejë edhe trofeun e Evropianit. Gjermania e Johachim Lowit ka si golashënuesin e saj më të mirë, Thomas Muller.
Sulmuesi i Bayernit në 101 ndeshje ka shënuar 38 gola. Ukraina, që është një tjetër kombëtare pjesëmarrëse në “Euro 2020” nga 24 përfaqësuese në total, ka si golashënues Andrij Jarmelenko, i cili në 93 sfida ka shënuar 38 gola. Ai do të përpeqit që ta udhëheqë skuadrën e tij në duelet që ata do të kenë ndaj Austrisë, Holandës dhe Maqedonisë së Veriut. Këta të fundit ndërkohë do të shpresojnë te performanca e veteranit Goran Pandev, me 37 gola në 119 paraqitje. Skuadra e tij do të përpiqet maksimalisht të kalojë fazën e grupeve. Danimarka udhëhiqet nga Christian Eriksen, i ka 36 finalizime në 107 sfida. Franca ka si golashënues Antoine Griezmann. Sulmuesi i Barçës me “Gjelat” në 90 paraqitje ka gjetur 36 herë rrugën e rrjetës.
Në Euro 2016 ishte vendimtar në suksesin e ekipit të tij, teksa këtë herë së bashku me Mbappen dhe Benzeman do të tentojnë pushtimin e Evropës. Listën e mbyll Harry Kane. Me Anglinë “bomber” i “Spursa”-ve në 54 paraqitje ka shënuar 33 gola. Gjatë kësaj vere pritet që Kane të shpërthejë dhe më pas ta bëjë dhe transferimin e shumëdëshiruar në një tjetër skuadër.