Lista e Sylvinhos, ftohet Brruti

15 mars 2025 | 13:14

Me dëshirën e madhe për të shkruar historinë, këtë herë me një objektiv më madhor, për t’u kualifikuar në një Botëror, Sylvinho dhe stafi i tij, publikuan listën e parë për fazën kualifikuese, për dy takimet kundër Anglisë dhe Andorrës.

Në fillim, duke parë dhe gjendjen e legjionarëve, kjo dukej një listë e vështirë për t’u përpiluar në një kohë kur një pjesë e mirë e futbollistëve kuqezi janë të dëmtuar, ose në fazë riaftësimi.

Nuk ia dalin disa futbollistë jashtëzakonisht të rëndësishëm, si Mario Mitaj, Hysaj apo Mirlind Daku, të tre të dëmtuar.

Nuk janë pjesë e këtij grumbullimi as lojtari si Keidi Bare apo Taulant Seferi, por Sylvinho beson se mund të këtë në dispozicion futbollistë si Ardian Ismajli apo Armando Broja, të dy të rikuperuar në limite, por gjendja e tyre pritet të vlerësohet në vazhdimësi, mbi të gjitha e Brojës.

Për herë të parë ftohen në ekipin Kombëtarë, Juljan Shehu dhe Etnik Brruti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ëndrra për t’u rikthyer në kombëtaren braziliane është shtyrë për…