Lista e të ftuarve te Kosova U20 për ndeshjet e Kampionatit Ballkanik

23 gusht 2022 | 12:00

Trajneri Blendi Haxhikadrija së bashku me stafin e tij kanë vendosur për listën përfundimtare të të ftuarve për Kampionatin Ballkanik U20, i cili do të zhvillohet mes datave 6-10 shtator në Shqipëri.

Përgjatë dy ditëve të fundjavës, në grumbullimet seleksionuese morën pjesë një numër i kënaqshëm i lojtarëve, të cilët iu nënshtruan testeve fizike dhe parametrave antropometrik.

Kontigjenti i volejbollistëve të përzgjedhur gjatë kësaj jave do t’i vazhdojë përgatitjet në Gjakovë, ku do të stërviten intensivisht, para udhëtimit në Shqipëri.

Grumbullimi i parë mbahet qysh nesër, me fillim nga ora 12:00.

Lista e plotë:

Albi Macula
Eron Murseli
Erion Bajrami
Adonis Hyseni
Enes Shabani

Endrit Syla
Ervin Llazicani
Rinor Hazrolli
Erolind Kerqeli

Enes Haxha
Elis Taha
Erald Boshnjaku
Endi Zejna
Yll Salihu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kohës sa nuk kishte rrymë dhe po përdorej gjeneratori,…