Lista fituese, 80 për qind të rinj, 50 për qind gra me bartëse të listës grua

16 gusht 2021 | 19:59

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nga një punë e gjatë dhe angazhimi serioz, ka arritur të hartojë listën garuese për Kuvendin Komunal për zgjedhjet e 17 tetorit 2021 në Podujevë.

Ai ka pohuar se lista garuese është përgjigje e nevojës për transformim të thellë, të angazhimit politik dhe qasjes qeverisëse.

Tahiri ka theksuar se përfaqësimi në listë reflekton tri dimensione:

Postimi i plotë i tij:

Lista fituese, 80% të rinj, 50% gra me bartëse të listës grua

Të dashur qytetarë,

Nga një punë e gjatë dhe angazhimi serioz, kemi arritur të hartojmë listën garuese për Kuvendin Komunal për zgjedhjet e 17 tetorit 2021. Lista garuese është përgjigje e nevojës për transformim të thellë, të angazhimit politik dhe qasjes qeverisëse.

Përfaqësimi në listë reflekton tri dimensione, për të cilat ka folur veç e veç.

“Boshti e kryefjala e programit është zhvillimi, duke hapur perspektivë të qartë, e vendosur themele të qëndrueshme për secilën zonë, fshat e lagje”, ka thënë Tahiri.

• E para, 80% e listës përbëhet nga prurjet, kuadrot e reja, ku me konsensus i kemi vendosur në 20-të të parët, si vlerësim për profesionalizëm edhe tregues i vullnetit e hapjes për kuadro e të rinjtë;

• E dyta, kemi ofruar shembullin e parë të përfaqësimit real të shoqërisë në lista garuese për zgjedhjet lokale 50% gra, 50% burra, me bartëse liste grua;

• E treta, përveç profesionistëve të fushave, përfaqësimit të barabartë gjinor, kemi ofruar në listë, personalitete të vlerësuara me kontribut në komunitet dhe sfera të ndryshme të angazhimit.

Kjo listë është reprezentim i qartë i qytetarëve, qytetit, por edhe synimeve në platformën zhvillimore për Podujevën 2025.
Platformë që ka në qendër tri dimensione kyçe:

• Zhvillimin e punësimin;
• Mobilizimin e potencialit profesional dhe promovimin e të rinjve; si dhe
• Përfaqësimin e drejtë gjinor dhe rritjen e kohezionit social.

Boshti e kryefjala e programit është zhvillimi, duke hapur perspektivë të qartë, e vendosur themele të qëndrueshme për secilën zonë, fshat e lagje.

Komuna do të vendoset në qendër të shërbimit të zhvillimit dhe kërkesave të qytetarëve, me gjithë sektorët, nisur nga ato bazike, arsimi, shëndetësia, e deri tek ato të domosdoshme, uji, higjiena, e shërbimet e përditshme publike.

Në nuk mjaftohemi vetëm me qeverisje dhe menaxhim të mandatit, na duhet bashkërisht të projektojmë zhvillimin afatgjatë; duke u dhënë përgjigjeje e adresim, çështjeve si ngrohja qendrore; funksionalizimit të aeroportit; lidhja me rrugët, terminalet dhe ekonominë; impiantet e ujërave të zeza dhe mbeturinave; funksionalizimi i resurseve minerare; si nevojë, e domosdoshmëri të një qyteti konkurrues e të barabartë me ato të rajonit dhe më gjerë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157995971296611&id=731671610

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë periudhës dymujore (17 qershor – 16 gusht) në Zyrën…