‘Lista Guxo drejt shuarjes, mund të ketë kthim vetëm si pjesë e LV-së’
Opinionisti Dardan Sejdiu ka komentuar rezultatet e fundit të sondazhit të PIPOS, ku Lista Guxo ka dalë me një përqindje shumë të ulët të përkrahjes nga qytetarët në krahasim me partitë e tjera politike.
Sejdiu, duke folur për këto rezultate, ka thënë se Lista Guxo tashmë është e papërfillshme.
Ai është shprehur se mund të ketë kthim vetëm në kuadër të listës së Vetëvendosjes.
“Lista Guxo tashmë është e papërfillshme dhe me leximin timin nuk ka kthim. Kam qenë pjesë e subjektit i cili i ka pasur dy udhëheqës, prandaj po e di që nuk ka kthim. Mund të ketë kthim në kuadër të listës së Vetëvendosjes, sepse nuk e shoh që do të jetë ndonjëherë ndryshe, ose do të jetë pjesë me LV-në, ose nuk kalon, e unë besoj që LV-ja nuk e merr më, nuk ka ndonjë leverdi, LV-ja është subjekt i koncentruar tek udhëheqësi”, është shprehur Sejdiu në “Klan Kosova”.