
Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit i bashkohet LDK-së në këtë komunë
09 gusht 2021
| 21:17
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë mbështetje përfaqësuesit e Listës “Guxo” në Viti për zgjedhjet lokale.
“Lista”Guxo” në Viti në zgjedhjet komunale të 17 tetorit do të përkrah fuqishëm kandidatin e LDK-së në Viti Sokol Haliti”, thuhet në faqen e LDK-së Dega në Viti.
Krerët e LDK-së në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Listës Guxo të kthehen në LDK.