Lista Konservatore i bashkohet koalicionit AAK-Nisma
Bashkimi opozitar AAK-Nisma ka lidhur marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore.
“Të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar në vend, si në aspektin ekonomik e social, po ashtu edhe në rrafshin nacional e në pozitën ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rrezikun potencial të zhdukjes së gjithë asaj që është arritur deri më sot në ndërtimin e shtetit të Kosovës, bashkimi opozitar AAK-Nisma, lidhë marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore”, ka njoftuar AAK-ja.
Sipas këtij njoftimi, koalicioni është bërë me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë e për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO.
“Koalicioni, bëhet me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë, të vlerave morale e njerëzore, rrezikimit të njeriut dhe familjes, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO”, ka njoftuar AAK-ja.