Pacolli: Lista AKR-LDK është opsioni i vetëm
07 shkurt 2021
| 11:14
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili garon nën siglën LDK-AKR, thotë se sa më shumë që po afrohet 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet programi për Shtet-ndërtim.
Fitorja sipas tij është e pashmangshme, e lista AKR-LDK është opsioni i vetëm sipas tij.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim.
Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET.
Fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm. #132LDK #14Shkurt #shtetndertuesit #5behgjetpacolli