“Lista për Familjen”, më 11 shkurt, në orën 18:30, në “Klan Arena” hap fushatën zgjedhore
Koalicioni “Lista për Familjen”, ka bërë të ditur se të shtunën me fillim në ora 18:30, në Klan Arena do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetare te Republikes se Kosovës,
Ju ftojme te gjithë te merrni pjesë më 11 Janar (e Shtunë), në orën 18:30, në Klan Arena, për hapjen zyrtare të fushatës së Koalicionit per Familje, në kuadër te Zgjedhjeve të Përgjithshme 2025.
Kjo mbremje e veçante do të jetë një mundësi për të bashkuar zërat tanë dhe për të prezantuar Programin tonë politik, vizionin e qartë dhe angazhimin tonë për një te ardhme me te mire për të gjithë qytetarët e Kosovës. Poashtu, do të zbulojmë Listën Fituese me 71 kandidatët e Koalicionit për Familje, që janë gati të perfaqësojne me dinjitet zerin tuaj ne Kuvendin e Kosoves.
Së bashku, ndërtojmë të ardhmen e Kosovës!