Lista Serbe dënon sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri

26 prill 2022 | 12:01

Lista Serbe ka dënuar sulmin me armë zjarri që ka ndodhur sot ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Kjo parti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ky incident ka për qëllim destabilizimin e mundësive, por edhe përpjekjen për t’i paraqitur serbët si disa ngacmues, gjë që nuk përputhet me të vërtetën”.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për vetëpërmbajtje. Që të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk mendon mirë për popullin serb”, është thënë në njoftimin e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…