Lista Serbe dhe LV-ja janë bashkë, ideja është me mashtru njerëz

06 dhjetor 2024 | 08:32

Gazetari Berat Buzhala e ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se po e ndihmon Listën Serbe dhe një gjë e tillë, sipas tij, është reciproke.

Buzhala thotë se LV dhe LS janë bashkë dhe se ideja e tyre është mashtrimi i qytetarëve, me qëllimin, siç thotë ai, të abuzimit të pushtetit.

Ai përmendi reagimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj Listës Serbe, dje në Kuvend, dhe tha se “nuk mundesh paradite me u perla kishe me serbët, e masdite gruja e Liburinit e Nipi e Bislës me u bo pjesë të bordeve”.

“Sikur sot ne Kuvend, sikur dje ne Iber Lepenc, Lista Serbe dhe Levizja Vetevendosje do ta ndihmojne njera tjetren deri ne diten e zgjedhjeve.

Lista Serbe kthehet sonte ne Mitrovice, edhe ju thote serbeve “a e keni pa cka kena bo sot ne Kuvend te Kosoves? A e keni pa qysh po na urrejne keta te Albin Kurtit”

Te njejtin tregim, por ne anen tjeter, e bojne edhe keta te Albinit. A e keni pa cka i boni Glauku Listes Serbe?

Krejt ideja eshte me mashtru njerez, ata serbet e keta shqiptaret, qe me 9 shkurt me i votu, ne menyre qe keta mandej edhe nja 4 vjet me vjedhe e me abuzu me pushtetin.

Po m’dokeeeeeeet qe shqiptaret nuk e hajne mo kete fore. Nuk mundesh paradite me u perla kishe me serbet, e masdite gruja e Liburinit e Nipi e Bisles me u bo pjese te bordeve ku flitet me qindra miliona.

Bashke jane LVV dhe LS. Bashke jane kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Detin Baltik, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, po lëvizin…