Lista Serbe do të konsultohet me Vuçiqin rreth zgjedhjeve në veri

09 prill 2019 | 10:08

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha të martën se përfaqësuesit e kësaj liste do të takohen nesër me presidentin serb Aleksander Vuçiq për zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

“Ne do të konsultohemi gjithmonë me Beogradin zyrtar dhe do të marrim vendime në përputhje me interesin e popullit serb në Kosovë “, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, pas takimit me Vuçiqin në Beograd, Lista Serbe do ta bëjë të ditur qëndrimin në këto zgjedhje.

Simiqi ka thënë se thirrja e zgjedhjeve është “provokim” i Prishtinës, por gjithashtu sipas tij populli serb do të jetë “edhe më unik dhe më i fortë”,

Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të martën zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore: Leposaviq, Zubin Potok, Zveëan dhe Mitroivcë Veriore.

Kryetarët e këtyre komunave ka katër muaj që dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe arrestimit të disa personave që dyshohen të kenë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Partitë që do të synojnë të marrin nën udhëheqje 4 komunat e veriut kanë rreth 1 muaj kohë që të fillojnë përgatitjet për fushatë./klankosova.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që më 19…