Lista Serbe e ka humbur besimin e qytetarëve serbë të Kosovës

21 dhjetor 2023 | 08:06

Politikani serb Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se Lista Serbe e ka humbur besimin e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se në situatën aktuale nuk do të marrë pjesë në zgjedhje lokale në veri nëse ato do të mbahen.

“Në këtë moment siç qëndrojnë gjërat, jo nuk marr pjesë. Kam dëshirë personale të dal në zgjedhje, të shfrytëzoj qëndrimin e qytetarëve që Lista Serbe ka humbur besimin e qytetarëve. Dalja në zgjedhje dhe serbëve t’u jap një alternativë e re duhet, paraprakisht, duhet të kemi bisedë mes përfaqësuesve të serbëve në veri dhe Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Jabllanoviqi theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me partitë serbe që operojnë në veri në mënyrë që të zgjidhen problemet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hera e fundit që demokratët ndaluan dikë të kandidonte ishte…