Lista Serbe i ankohet Palmerit për taksën 100 për qind
01 nëntor 2019
| 17:11
Një delegacion i Listës Serbe është takuar me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett.
Në këtë takim, siç ka njoftuar Lista Serbe temë e diskutimit ka qenë situata në Kosovë, në veçanti vazhdimi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Goran Rakiq, kryetar i kësaj liste, me bashkëpunëtorë kanë kërkuar që të largohet taksa 100 për qind që sipas tyre ka bllokuar dialogun.
“Sa për pjesëmarrjen në Qeveri, ne nuk do të ishim pjesë, sepse ne s’kemi nevojë për ato funksione, por që vetëm për të mbrojtur interesin e serbëve”, është thënë në njoftimin huhet në njoftimin e kësaj partie.