Lista Serbe i shkon Vuçiqit sot në Beograd

16 dhjetor 2020 | 08:33

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic, do të mbajë sot një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë në Pallatin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar presidenca serbe teksa ka bërë me dije se në takim do të marrë pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Petar Petković.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, bëhet me dije se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për media.

Nuk dihet motivi i takimit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka…