Lista Serbe ka paraqitur listën e kandidatëve për deputetë

15 janar 2021 | 13:37

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka bërë me dije se sot ka paraqitur  në KQZ  listën e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik.

Ai ka thënë se kjo parti ka zgjedhur kandidatët më të mirë dhe më cilësorë për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u shprehi i bindur se ky subjekt politik do t`i marr të gjitha mandatet qe i takojnë komunitetit serb.

“Ne me krenari theksojmë se pas Listës Serbe ka rezultate. Por më e rëndësishmja, prapa popullit serb në Kosovë dhe Listës Serbe qëndron mbështetja e fortë e presidentit Aleksandar Vuçiq. Prandaj e di që kësaj radhe do të fitojmë të dhjetë mandatet e destinuara për serbët në Kosovë”, ka deklaruar Rakiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë me gazetarët…