
Lista Serbe kërkon shkarkimin e Nenad Rashiqit
Lista Serbe ka kërkuar shkarkimin e Nenad Rashiqit i cili sipas tyre akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga funksioni i drejtorit të zyrës për komunitete.
Nenad Rashiqi së fundmi është emëruar këshilltar politik i Kurtit.
“Lista Serbe pohon që me shkarkimin e Nenad Rashiqit, Kurti ka mundësi që në praktik të demonstrojë luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit ndaj njerëzve të cilët i ka emëruar ekskluzivisht siç besojmë në thellësisht për inati ndaj popullit serbë dhe Listës Serbe”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
“Lista Serbe deklaron se ngritja e aktakuzës nga ana e prokurorisë speciale lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse e veçanërisht kërkon nga Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti i cili në porosit e tija politike shumë herë ka deklaruar se kurrë nuk do të lejojë që në kabinetin e tij të ketë njerëz që dyshohen për korrupsion dhe që të tillët kurrë nuk do t’i emetojë në çfarëdo pozite”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.