Lista Serbe kërkon themelim ‘urgjent’ të asociacionit

04 prill 2023 | 14:45

Drejtuesit e Listës Serbe janë takuar të martën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të dërguarin austriak, Joannes Aigner dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode.

Kjo parti politike ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Partia që drejtohet nga Goran Rakiqi, ka theksuar se formimi i Asociacionit është “nevojë urgjente”.

“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, zhvilloi biseda me bashkëpunëtorët e tij, zëvendëspresidentin Igor Simiq dhe anëtarin e kryesisë, Milan Radojevic në Mitrovicën e Kosovës me përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania, Manuel Saracin dhe atë nga Austria, Johannes Aigner, në prani të ambasadorit të RF-së gjermane në Prishtinë Jirn Rohde”, ka njoftuar Lista Serbe.

Pak orë pas arrestimit të një qytetari serb nën dyshimet për djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka kërcënuar me “kryengritje të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iker Casillas është një nga ata që kompeticionin e Ligës…